Një burrë nga Virxhinia ka notuar me pranga rreth 8 mijë e 609 kilometra për të thyer një rekord botëror në Guiness.
Ben Katzman, 32 vjeçar, vuri prangat dhe notoi në pishinë 334 herë.
Rekordi i mëparshëm për notimin më të gjatë me pranga u bë në vitin 2019 nga Elham Sadat Asghari, transmeton Klan Kosova.
Katzman tha që noti i tij jo vetëm që theu rekordin në Guinness, por gjithashtu theu disa rekorde personale, duke përfshirë notimin e tij më të gjatë dhe kohën e tij më të gjatë të kaluar në not me ose pa pranga.