Policia e Kosovës ka bërë të ditur se qentë e 2 prizrenasëve janë kapur mes vete teksa njëri nga ata e ka goditur qenin e bashkëfshatarit ku e ka lënë të ngordhur, përcjellë InLajmi.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, ku ka theksuar se arma e përdorur e llojit pushkë gjuetie, 22 fishekë dhe një gëzhojë janë konfiskuar, dhe rasti është nën hetime.
“Prizren 28.02.2021 – 15:50. I dyshuari mashkull kosovar derisa ka qenë duke i ruajtur bagëtitë e tij me qenët e racës së sharrit , i është afruar një qenë pronë i bashkëfshatarit të tij i llojit të gjuetisë i cili ka sulmuar qenin e të dyshuarit , për ta ndalur sulmin i dyshuari me armën e tij të gjuetisë të cilën e kishte me leje ka goditur qenin e bashkëfshatarit të cilin e ka mbytur në vend. Arma e përdorur e llojit pushkë gjuetie, njëzetë e dy fishek dhe një gëzhojë janë konfiskuar. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së. /InLajmi/