Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ka filluar procesi i legalizimit të shtëpive në kryeqytet, përcjellë InLajmi.
Sipas njoftimit bëhet e ditur se për të legalizuar një shtëpi duhet të posedohen vetëm 4 dokumente.
Ndërkaq siç njoftohet, afati për legalizim është deri më 4 shtator të këtij viti.
Postimi i plotë i Komunës së Prishtinës:
Vetëm me 4 dokumente ju mund të legalizoni shtëpinë tuaj. Afati i fundit për aplikim është 4 shtator 2021.
USAID Kosovo /InLajmi/