• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Wednesday, 30 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Dënohet me burg ish-shefi i kabinetit të Muhaxherit dhe 4 persona tjerë

J G nga J G
1 March 2021
në KRYESORE
0 0
0
Dënohet me burg ish-shefi i kabinetit të Muhaxherit dhe 4 persona tjerë
0
SHPERNDARJE
45
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se ka shpallur aktgjykimin ndaj 5 personave per vepër vepër penale, keqpërdorim i detyrës zyrtare, përcjellë InLajmi.

Njoftohet se 3 persona kanë marrur dënim me burgim, ndërsa 2 të tjerë dënim me kusht.

Sipas njoftimit bëhet e ditur se kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit

Njoftimi i plotë nga Gjykata Themelore në Pejë:

01 mars 2021 – Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallë aktgjykim dënues ndaj të pandehurve D.SH, G.L, R.ZH, G.SH dhe I.K për shkak se:

I pandehuri D.SH, me datë 19.09.2017, si person zyrtar, në pozitën e shefit të kabinetit të Kryetarit të Kuvendit Komunal në Pejë, me dashje i tejkalon kompetencat e veta, në atë mënyrë që ka nënshkruar raportin mbi pranimin e mallit me titull “Blerja e makinës për mirëmbajtjen e barit artificial për Qendrën Sportive në Pejë”, në vlerë prej 11.929.41 €, pa pas mandat dhe kompetencë në emër të organit mbikëqyrësi – menaxherit të projektit F.Z, e i cili me vendim të Kryetarit të K.K në Pejë, ka qenë i emëruar si menaxher i projektit për tenderin e lartcekur , në atë mënyrë që i pandehuri, pa pasur ndonjë vendim apo mandat nga K.K. Pejë dhe kompetenca që të nënshkruaj në emër të personit tjetër, në raportin mbi pranimin e mallit, ka nënshkruar pranimin e makinës, e të cilin pranim ka refuzuar ta nënshkruaj menaxheri i projektit F.Z, edhe pse ka qenë në dijeni se makina që është sjellë nga operatori ekonomik, nuk është sipas projektit të kërkesës, sipas paramasave dhe specifikave të përcaktuar në tender, si në para, ngase makina e sjell nga operatori ekonomik është në vlerë prej 2000 €, ashtu edhe në parallogaritë dhe specifikat e tenderit dhe me këtë veprim ka dëmtuar buxhetin e Komunës për shumën prej 9.929.41 € duke i mundësuar njëkohësisht përfitim operatorit ekonomik, këtu të pandehurit I.K, dobi në shumë prej 9.929.41 €.
Me këto veprime i pandehuri D.SH ka kryer vepër penale keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar nga neni 422 par.1 të KPRK-së.

Të pandehurit G.L, R.Zh dhe G.SH, me datë 19.09.2017, si persona zyrtar pranë Kuvendit Komunal në Pejë, e në veti të anëtarëve të Komisionit mbi pranimin e mallit, me dashje nuk i përmbushin detyrat e tyre zyrtare, në atë mënyrë që me datën 19.09.2017, edhe pse nuk kanë pasur një vendim në formë të shkruar se ata janë caktuar si anëtar të komisionit, kanë nënshkruar raportin mbi pranimin e mallit me titull kontrate “Blerja e makinës për mirëmbajtjen e barit artificial për Qendrën Sportive në Pejë”, në vlerë prej 11.929.41 €, pa e kontrolluar fare se malli (furnizimi) i pranuar, a i plotëson kushte e specifikuara në specifikimin teknik e cila është pjesë përbërëse e kontratës, pa prezencën e menaxherit të projektit F.Z dhe pa prezencën e furnizuesit (operatorit fitues), nënshkruajnë pranimin e mallit – makinës, edhe pse kanë qenë në dijeni se ata duhet bërë verifikimin se makina e sjell nga operatori ekonomik a është sipas paramasës, parallogarisë dhe specifikave të përcaktuara me kontratë, ashtu edhe në para në vlerë prej 2000 € dhe me veprimet e tyre, me këtë rast buxheti i K.K Pejë, është dëmtuar në shumën prej 9.929.41 €, gjersa operatori ekonomik, ka përfituar shumën prej 9.929.41 €.

Me çka secili veç e veç kanë kryer vepër penale keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar nga neni 422 par. 1 të KPRK-së.

I pandehuri I.K, si pronar i firmës G.C– SH.P.K , me anë të paraqitjes së rreme të fakteve dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për veti, i ka shkaktuar dëm K.K Pejë, në vlerë prej 9.929.41€, në atë mënyrë që pasi ka fituar tenderin nga K.K Pejë, me titull kontrate “Blerja e makinës për mirëmbajtjen e barit artificial për

Qendrën Sportive në Pejë”, në vlerë prej 11.929.41 €, i pandehuri nuk i përmbahet kushteve të tenderit, ku në shënimin e autoritetit kontraktues është paraparë se vendi i origjinës së makinës do të jetë Turqia dhe firma prodhuese e makinës U F si dhe specifikave të përcaktuara për atë makinë nga pika 1 deri në pikën 5, ku specifikohen në tërësi karakteristikat e makinës, ashtu që i pandehuri nuk e ka sjell makinën sipas kontratës së firmës U F por të firmës A, dhe jo të vendit të origjinës sipas kontratës – Turqia por, me vend origjine nga Sllovenia , e cila makinë e sjellë nga i pandehuri, është një makinë për prerje bari me çmim të tregut prej 2000 € dhe po ashtu nuk ka ofruar e as dorëzuar dëshmi për blerjen e makinës, faturë të blerjes dhe dëshmi për origjinën e mallit dhe me këtë veprim i ka shkaktuar dëm K.K. Pejë në shumë prej 9.929.41 €.

Me këto veprime i pandehuri I.K ka kryer vepër penale mashtrim nga neni 335 par.3. lidhur me par.1. të KPRK-së.
Të pandehurit D.SH, gjykata i shqiptoj dënim me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muajve, e të cilin dënim do ta vuaj pasi që aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm.
Konform nenit 47 të KPRK-së, gjykata të pandehurit, me pëlqimin e tij, dënimin me burg ia zëvendëson me dënim me gjobë në shumë prej shtatë mijë (7000) €, e të cilin dënim me gjobë, i pandehuri është i obliguar që ta paguaj në afat prej tre (3) muajve pasi që aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm, e po qe se nuk e paguan dënimin me gjobë në afatin e caktuat, dënimi me gjobë do t’i zëvendësohet me dënim me burg ku një ditë burgu do t’i llogaritet në shumë prej njëzet (20) €.

Të njëjtit iu shqiptua dënimi plotësues ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbim publik, në kohëzgjatje prej dy (2) vite pas vuajtjes së dënimit.
I pandehuri u obliguar që në emër të shpenzimeve të procedurës penale, gjykatës të ia paguaj shumën prej njëqind (100) €, në emër të shpenzimeve të paushallit gjyqësorë, shumën prej pesëdhjetë (50) € si dhe në emër të taksës për kompensimin e viktimave të krimit shumën prej pesëdhjetë (50) €, e të gjitha këto në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh pasi që aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm.
Të pandehurve G.L, R.ZH dhe G.SH, secilit veç e veç gjykata i shqiptoj dënim me kusht ashtu që ia përcaktoj dënimin me burg në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muajve e të cilin dënim me burg, të pandehurit nuk do ta vuajnë nëse në afat prej një (1) viti nuk kryejnë ndonjë vepër tjetër penale.

Ndërsa, propozimi i prokurorit të shtetit, që të pandehurve secilit veç e veç t’iu shqiptohet dënimi plotësues, ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbim publike, u refuzua ngase të pandehurve i është shqiptuar dënim me kusht.

Të pandehurit secili veç e veç u obliguan që në emër të shpenzimeve të procedurës penale, gjykatës t’ia paguajnë shumën prej njëqind (100) €, në emër të shpenzimeve të paushallit gjyqësorë, shumën prej pesëdhjetë (50) € si dhe në emër të taksës për kompensimin e viktimave të krimit shumën prej pesëdhjetë (50) €, e të gjitha këto në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh pasi që aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm.

Të pandehurit I.K, gjykata i shqiptoj dënim me burg ashtu që ia përcaktoj dënimin me burg në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muajve, e të cilin dënim do ta vuaj pasi që aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm.

Konform nenit 47 të KPRK-së, gjykata të pandehurit I.K, me pëlqimin e tij, dënimin me burg ia zëvendëson me dënim me gjobë në shumë prej pesëmijë (5000) €, e të cilin dënim me gjobë, i pandehuri është i obliguar që ta paguaj në afat prej tre (3) muajve pasi që aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm, e po që se nuk e paguan dënimin me gjobë në afatin e caktuat, dënimi me gjobë do t’i zëvendësohet me dënim me burg, ku një ditë burgu do t’i llogaritet në shumë prej njëzet (20) €, si dhe dënim me gjobë ashtu që ia shqiptoj dënimin me gjobë në shumë prej dymijë (2000) €, të cilin dënim i pandehuri është i obliguar që ta paguaj në afat prej tre (3) muajve pasi që aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm, e po që se nuk e paguan dënimin me gjobë në afatin e caktuar, dënimi me gjobë do t’i zëvendësohet me dënim me burg, ku një ditë burgu do t’i llogaritet në shumë prej njëzet (20) € .

Dënimi me gjobë i zëvendësuar në shumë prej pesëmijë (5000) € si dhe dënimi me gjobë në shumë prej dymijë (2000) € gjegjësisht shumën e gjithmbarshme prej shtatëmijë (7000) €, i pandehuri është i obliguar që ta paguaj në afat prej tre (3) muajve pasi që aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm e po që se nuk e paguan dënimin me gjobë në afatin e caktuar, dënimi me gjobë i zëvendësohet me dënim me burg e ku një ditë burgu do t’i llogaritet në shumë prej njëzet (20) €.

I pandehuri u obligua që në emër të shpenzimeve të procedurës penale, gjykatës t’ia paguajnë shumën prej njëqind (100) €, në emër të shpenzimeve të paushallit gjyqësorë, shumën prej pesëdhjetë (50) € si dhe në emër të taksës për kompensimin e viktimave të krimit shumën prej pesëdhjetë (50) €, e të gjitha këto në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh pasi që aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm.

Për realizimin e kërkesës pasurore juridike, pala e dëmtuar udhëzohet në kontest të rregullt juridiko civil.
Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit. /InLajmi/

 

Tags: Dënim me burgDënim me kushtGjykata themelore në Pejë
Postimi i mëparshëm

Numërohen mbi 13 mijë vota me kusht dhe të personave me aftësi të kufizuara

Postimi tjetër

Persona të armatosur dhe të maskuar plaqkiten KEDS-in në Prizren, policia jep detaje

Të ngjajshme Postime

“Dezinformimi dhe manipulimi i informacionit po bëhen sistematike” – Ambasadori francez reagon në lidhje me kërkimin e sotëm në Ujman
KRYESORE

“Dezinformimi dhe manipulimi i informacionit po bëhen sistematike” – Ambasadori francez reagon në lidhje me kërkimin e sotëm në Ujman

29 July 2025
A mund Kosova t’i ngrejë dronët Bayraktar, komandanti i KFOR: Unë kam autoritetin për hapësirën ajrore të Kosovës
KRYESORE

A mund Kosova t’i ngrejë dronët Bayraktar, komandanti i KFOR: Unë kam autoritetin për hapësirën ajrore të Kosovës

29 July 2025
Trupi i pajetë i personit të zhdukur në Ujman u gjet nga FSK-ja
KRYESORE

Trupi i pajetë i personit të zhdukur në Ujman u gjet nga FSK-ja

29 July 2025
OVL-UÇK paralajmëron protestë kundër Gjykatës Speciale më 7 gusht
KRYESORE

OVL-UÇK paralajmëron protestë kundër Gjykatës Speciale më 7 gusht

28 July 2025
“Fëmijët nuk fillojnë kurrë luftëra”, Osmani: Duhet të ndalet vuajtja e fëmijëve dhe civilëve të pafajshëm në Gaza
KRYESORE

“Fëmijët nuk fillojnë kurrë luftëra”, Osmani: Duhet të ndalet vuajtja e fëmijëve dhe civilëve të pafajshëm në Gaza

28 July 2025
Specialja nga sot në pushim veror, vazhdon punën më 15 gusht
KRYESORE

Specialja nga sot në pushim veror, vazhdon punën më 15 gusht

28 July 2025
Postimi tjetër
Persona të armatosur dhe të maskuar plaqkiten KEDS-in në Prizren, policia jep detaje

Persona të armatosur dhe të maskuar plaqkiten KEDS-in në Prizren, policia jep detaje

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 30 korrik ndër vite?

30 July 2025
Mënyra e shpejtë e përgatitjes së Sallatës Shef

Mënyra e shpejtë e përgatitjes së Sallatës Shef

30 July 2025
Mot me diell dhe vranësira në Kosovë

Mot relativisht të nxehtë, me vranësira të shpeshta

30 July 2025
Marrëdhënia më e lumtur e jetës tënde do të jetë me një burrë që shfaq këto sjellje

Marrëdhënia më e lumtur e jetës tënde do të jetë me një burrë që shfaq këto sjellje

30 July 2025
“Dezinformimi dhe manipulimi i informacionit po bëhen sistematike” – Ambasadori francez reagon në lidhje me kërkimin e sotëm në Ujman

“Dezinformimi dhe manipulimi i informacionit po bëhen sistematike” – Ambasadori francez reagon në lidhje me kërkimin e sotëm në Ujman

29 July 2025
Burrë e grua humbën jetën tragjikisht në Bjeshkët e Junikut, Policia jep detaje

Theret me thikë një person në Lipjan, policia jep detaje

29 July 2025
Nesër në Prizren , fillon festa e librit

Nesër në Prizren , fillon festa e librit

29 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu