Policia e Kosovës ka konfirmuar shoqërimin në stacion të policisë të Drejtorit të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial, Lavdim Krasniqi, përcjellë InLajmi.
Rastin për gazetën InLajmi e ka konfirmuar Policia e Kosovës
Sipas Policisë për intervistim është shoqëruar edhe një zyrtar tjetër, ku dyshohet se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare.
“Prishtinë 01 mars 2021, Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, me urdhëresë të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ka shoqëruar për intervistim dy persona.
Të njejtit janë shoqëruar për intervistim, mbi dyshimin e bazuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.”, thuhet në deklaratën e PK-së /InLajmi/