Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes në vendin tonë si pasojë e koronavirusit, përcjellë InLajmi.
Kështu ka bërë të ditur IKSHPK në njoftimin mbi situatën pandemike në vend sipas raportit 24 orësh.
Sipas IKSHPK rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste Skenderaj 1 rast
“Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (83, 76, 70 vjeç), Skenderaj 1 rast (58 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë shënuar gjithsej 1.599 raste të vdekjes si pasojë e koronavirusit. /InLajmi/