Të martën do të protestohet para Kuvendit të Kosovës, ku kjo protestë është organizuar nga “Nasa Inicjativa”, lidhur me përfaqësimin e komuniteteve në Kuvend, përcjellë InLajmi.
Lajmin e ka bërë të ditur aktivisti Rron Gjinovci, i cili ka ftuar qytetarët dhe shoqërinë civile të marrin pjesë.
Postimi i plotë i tij:
Përmes këtij marshi protestues synojmë t’i shprehim pakënaqësitë tona si komunitetet jo-shumicë dhe t’i mbrojmë të drejtat e garantuara me Kushtetuë. Po ashtu, do t’ju bëjmë thirrje institucioneve vendore dhe atyre të huaja të reagojnë dhe të ndërmarrin veprimet e duhura për të filluar një proces hetimor në lidhje me dyshimet e ngritura.
Ftojmë të gjithë qytetarët dhe shoqërinë civile të cilët kanë mundësi t’i bashkohen kauzës sonë, në kohën dhe vendin e caktuar.
Lusim të gjithë pjesëmarrësit që t’i respektojnë masat për t’u mbrojtur nga COVID-19 (maskat dhe distanca sociale obligative)! Për shkak të situatës epidemiologjike numri i pjesëmarrësve do të jetë deri në 50 persona! /InLajmi/