Në kohën kur Kosova dhe Shqipëria po regjistrojnë ndër momentet më të vështira në luftën kundër pandemisë, ku rastet e reja me koronavirus dhe viktimat prej tij vijojnë të jenë shumë të larta, ndërgjegjësimi i qytetarëve le për të dëshiruar.
Pavarësisht thirrjeve të përsëritura nga autoritetet e dy vendeve për qytetarët për të shmangur lëvizjet e panevojshme, duket se këto këshilla e paralajmërime kanë rënë në vesh të shurdhër.
Kjo situatë është konkretizuar mbrëmjen e së dielës në pikën kufitare të Morinës, ku qindra makina me qytetarë nga Kosova kanë pritur në radhë për orë të tëra për t’u kthyer në shtëpitë e tyre pas një fundjave në Shqipëri, shkruan Ballkani.info.
Fluksi i makinave është shqetësues dhe ngre alarmin edhe një herë për më shumë ndërgjegjësim dhe përgjegjshmëri nga ana e qytetarëve