Shefi i AAK-së, Ramush Haradinaj në 23 vjetorin e masakrës ka përkujtuar dëshmorët që ranë në Likoshan dhe Çirez, përcjellë InLajmi.
Ai ka thënën se flijimi i tyre është frymëzim për brezat që vijnë, për ta ruajtur lirinë me çdo çmim
Postimi i plotë i tij:

Njëzetetre vite më parë, nisi një kapitull i ri i luftës sonë për çlirim. Ajo ditë historike u shënua në Likoshan e Qirez, me emrat e Heronjve Beqir e Rexhep Rexhepi, Naser e Muhamet Gjeli dhe shumë Martirëve.
Flijimi i tyre është frymëzim për brezat që vijnë, për ta ruajtur lirinë me çdo çmim.
Lavdi e përjetshme! /InLajmi/