Me të marrë informacionin në vendin e ngjarjes kanë arritur ekipet e policisë dhe të zjarrfikësve të cilët edhe kanë lokalizuar zjarrin.
Në një përgjigje të dhënë për lajmi.net, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka deklaruar se nuk raportohet për persona të lënduar dhe se aktualisht po vazhdon puna për hetimin e rrethanave të ngjarjes.
“Rreth orës 18:30 është raportuar për një zjarr në një objekt në rrugën “17 shkurti” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin”, tha ai.D