Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka reaguar pasi Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka kërkuar që të ashpërsohen masat pas rritjeve të rasteve me koronavirus, përcjellë InLajmi.
Rukiqi ka reaguar duke thënë se përse qevria nuk reagoi në kohën e fushatës zgjedhore por tani.
Ai ka shtuar se e gjithë kjo është një hipokrizi.
Postimi i plotë i tij:
Pse nuk u ashpersuan gjate fushates. Pse u lejua qe pameshirshem te shkelet cdo mase, ne tubimet parazgjedhore?
Tash prape kthehemi te “fajtori kujdestar”: BIZNESET
#hipokrizi/InLajmi/