Këtë të premte është njoftuar se ka vdekur Fatime Haxhidema, njëra nga të lënduarat në shpërthimin që ndodhi, përcjellë InLajmi
Kështu ka bërë të ditur shoqja e saj e klases, Leona Jahiri, e cila është shprehur e pikëlluar.
20 vjeçarja më 7 janar ishte nisur për tu trajtuar në Turqi, por që nga plagët e marra nuk arriti t’ia dal.
Postimi i plotë i saj:
Lajm i trishtë për të gjithë ne!
Pas shpërthimit që ndodhi tek “The Village”, duke mos mundur të tejkalojë lëndimet, sot ndërroi jetë shoqja jonë e klasës Fatime Haxhidema!
Ngushëllime gjithë familjes Haxhidema, ngushëllime gjithë shoqërisë!
Zoti e shpërbleftë me Parajsë shoqen tonë, Zoti familjes ua shtoftë durimin! /InLajmi/