Në orët e para të mëngjesit ka ndodhur një vet-aksident në fshatin Shakovicë komuna e Podujevës, përcjellë InLajmi.
Rastin për gazetën InLajmi e ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës.
Sipas Borovcit përsoni i vetaksidentuar ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjeksor.
“Rreth orës 08:15 është raportuar për një vet aksident në fshatin Shakovicë komuna e Podujevës.
Si pasojë e këtij vet aksidenti vozitësi i automjetit ka pësuar lëndime trupore i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.
Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet që kanë sjellë deri te ky vet aksident”, ka thënë Borovci. /InLajmi/




















