Adem Demaçi, simbol i çështjes kombëtare, me prejardhje nga fshati Lupq i Podujevës, Demaçi u lind më 26 shkurt 1936 në Prishtinë, ndërsa vdiq më 26 korrik të vitit 2018, përcjellë InLajmi.
Teksa sot shënohet ditëlindja e tij e 85-të, por u bënë 3 vite nga vdekja e tij.
Demaçi me figurën e tij la gjurmë të pashlyeshme në historinë e vendit dhe të kombit shqiptar.
Demaçi ishte veprimtar për kauzën kombëtare në kohën e Jugosllavisë dhe luftonte për barazinë e Kosovës me Republikat e tjera të Jugosllavisë.
Ndërkaq nga historia e pashlyeshme e tij Demaçi u arrestua së pari më 1958 nga regjimi autoritar i Josip Broz Titos, duke u dënuar me 3vite burgim.
Pas lirimit ai e inicoi dhe u radhit në Lëvizjen Revolucionare për Bashkimin Shqiptar. U burgos sërish më pas më 1964 për 10 vjet burgim dhe u ridënua më 1975 me15 vjet burgim.
Më 1969 Amnesty International e njeh si të burgosur të ndërgjegjes. U lirua prej burgut të Stara Gradishkës, Kroaci, me 21.04.1990 në kohën e presidentit të RSFJ-së së atëhershme Janez Dërnovshek, maj 1989-maj 1990.
Unioni i Shkrimtarëve dhe i Kritikëve Shqiptarë, në bashkëpunim me Shoqatën simotër AICL dhe Universitetin francez, dhe me dekanin e Universitetin e Prishtinës, Bujar Dugolli, në dhjetorin e vitit 2015, është nominuar zyrtarsiht për çmimin Nobel për Paqe./InLajmi/