Sallatat me agrume këto kohë janë të stinës ndaj shfrytëzojini frutat sa janë të freskëta. Portokajtë shkojnë mësë miri me rukolën dhe djathin, ndaj nëse nuk e keni provuar, recetën e sallatës për 4 personae keni si më poshtë.
Përbërësit:
rukola
● 3 portokaj
● djathë dhie i freskët ose djathë Camoscio d’oro
● kokrra shege
● vaj ulliri
● kripë e piper
Përgatitja:
Lajmë rukolën dhe pasi e thajmë mirë, e ndajmë me dorë. Qërojmë portokajtë duke iu hequr edhe lëkurën e bardhë dhe i ndajmë edhe ato në feta, shkruan Living. Krijojmë pjatat duke hedhur te secila pak rukola, feta portokalli, djathë dhe kokrra shege. I shërbejmë me pak kripë, piper dhe vaj.