Anëtari i LDK-së, Naser Rugova, ka kritikuar kryesinë e këtij subjekti duke thënë se nëse vazhdojnë kështu do e zbresin rezultatin nën pragun zgjedhor në zgjedhjet e ardhshme, përcjellë InLajmi.
Rugova ka thënë po ashtu se kur jep dorëheqje kryetari, atëherë automatikisht duhet të japë dorëheqje e gjithë kryesia e partisë.
Postimii plotë i tij:
Kur Kryetari jep dorëheqjen, ekipi i tij, pra Kryesia, me automatizëm po ashtu është e dorëhequr. “Sqarimi” që sot lëshoi dikush në emër të LDK-së tregon se sa thellë i ka rrënjët boshti i të keqes. Ata nuk do të ndalen derisa ta sjellin LDK-në në 4.9%