Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar 2 persona pasi që të njejëtit kanë therrur me thikë një të mitur në Gjilan, përcjellë InLajmi.
Sipas njoftimit të policisë njoftohet se prsonat të cilët kanë kryer këtë vepër, janë dërguar në mbajtje.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë njëri i mitur pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë konfrontuar fizikisht. Njëri i dyshuar e godet me thikë të dyshuarin tjetër (të miturin) duke i shkaktuar lëndime trupore. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shteti me rekomandim të së cilit të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së. /InLajmi/