Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se nesër, 26 shkurt ora 12:00 në Parkun arkeologjik “Ulpiana” mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve në fushën e trashëgimisë kulturore, përcjellë InLajmi.
Sipas njoftimit bëhet e ditur se nesër do të ndahen 5 çmime nga kjo ministri.
Çmimet që ndahen janë:
Çmimi për Veprimtari Jetësore në Fushën e Trashëgimisë Kulturore “Dea Dardanicae”
Çmimi Vjetor për Merita të Veçanta “Shtjefën Gjeçovi”
Çmimi Vjetor për Veprën Shkencore “Zef Mirdita”
Çmimi vjetor për Menaxhim Institucional “Muhamed Shukriu” /InLajmi/