Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes nga koronavirusi në Kosovë, përcjellë InLajmi.
Kështu është bërë e ditur në njoftimin 24 orësh të IKSHPK-së.
Sipas raportit nga IKSHPK trëgohet se rastet e reja janë nga komunat Deçan 1 rast, Obiliq 1 rast, Podujevë 1 rast, Prishtinë 1 rast, dhe Prizren 1 rast.
Një person 30 vjeçar, është mosha më e re e personit që ka humbur betejen me koronavirusin.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (62 vjeç), Obiliq 1 rast (30 vjeç), Podujevë 1 rast (76 vjeç), Prishtinë 1 rast (82 vjeç) dhe Prizren 1 rast (77 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë shënuar gjithsej 1.587 raste të vdekjes. / InLajmi/