Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, është shprehur e tronditur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Visar Duriqi, përcjellë InLajmi
Ajo ka thënë se organet e rendit duhet sa më parë të sjellin para drejtësisë sulmuesit dhe nxitësit e tyre.
Çitaku theksoj se dhuna ndaj gazetarëve nuk guxon të kalojë në normalitet
Postimi i plotë i saj:
Visar Duriqi është një prej gazetarëve ma të mirë e ma të guximshëm që ka Kosova.
E tronditur me sulmin që i ishte organizuar mbrëmë.
Organet e rendit duhet sa më parë të sjellin para drejtësisë sulmuesit dhe nxitësit e tyre.
Dhuna ndaj gazetarëve nuk guxon të kalojë në normalitet. /InLajmi/