Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksionin e djeshmë, ku hetuesit policor nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, gjatë një aksioni “Subvensioni 2021” kanë arrestuar 12 persona, përcjellë InLajmi.
Sipas njoftimit të policisë bëhet e ditur se njëri nga ta është liruar, ndërsa të tjerët u dërguan në mbajtje.
“Prishtinë, Istog, Gjilan, Lipjan 18.02.2021 – 13:00. Me 24.02.2021 hetuesit policor nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, gjatë një aksioni “Subvensioni 2021” kanë arrestuar 12 (dymbëdhjetë) persona, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën e lartcekur. Me urdhër të prokurorit njëmbëdhjetë zyrtarët e arrestuar janë dërguar në mbajtjes 48 orë ndërsa njëri nga ta është liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së./InLajmi/