Këshilli i Ministrave vendosi që 1.300 ushtarë të vazhdojnë të qëndrojnë në këtë vend si pjesë e misionit të NATO-s në Afganistan, të cilët mbështesin dhe trajnojnë forcat afgane të sigurisë
Qeveria e Gjermanisë ka vendosur që të zgjasë mandatin e ushtarëve të saj në Afganistan deri më 31 janar 2022.
Këshilli i Ministrave vendosi që 1.300 ushtarë të vazhdojnë të qëndrojnë në këtë vend si pjesë e misionit të NATO-s në Afganistan, të cilët mbështesin dhe trajnojnë forcat afgane të sigurisë.
Mocioni është dërguar në Parlamentin federal (Bundestag). Më tej thuhet se tërheqja e ushtarëve derisa vazhdojnë negociatat për paqe mes qeverisë afgane dhe talebanëve do të dobësonte pozicionin e qeverisë në Kabul
Që të zgjatet mandati mocioni duhet të kalojë në Bundestagun gjerman, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kostoja vjetore e ushtarëve gjermanë në Afganistan është 427 milionë euro.