Policia e Kosovës, përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda sot ka zhvilluar aksione në Prishtinë, Istog, Lipjan, Podujevë, Gjilan dhe në Batllavë.
Komandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Podujevës, Isak Ejupi, tha se stacioni i policisë ku ai vepron nuk është duke kryer ndonjë bastisje.
Por siç tha Ejupi, Njësiti për Krime Ekonomike është duke kryer bastisje në Batllavë.
“Stacioni ynë policorë nuk po kryen bastisje, por Krimet e rënda dhe ato ekonomike kanë kryer bastisje në Batllavë”,ka thënë Ejupi për Telegrafin.
Ndërkaq, pas aksionit në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë janë arrestuar 4 zyrtarë.