Ushtruesi i detyrës së kryeshefit të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, Agim Nuha dhe disa zyrtarë të kësaj agjencie janë arrestuar nga Njësia Speciale e Kosovës dhe Krimeve Ekonomike, raporton InLajmi
Aksione të ngjashme Policia ka zhvilluar edhe në disa lokacione tjera, por që nuk janë dhënë detaje tjera nga zyrtarë e Policisë.
Zyrtarët e AZHB-së janë nxjerrë nga objekti i kësaj agjencie janë dërguar në veturat e policisë, shkruan lajmi.net.
Ata nën pranga do të dërgohen në stacion policor për intervistim. Ndërkaq pritet të dihet edhe identiteti i të arrestuarve. /InLajmi/