Në orët e para të mëngjesit në janë shënuar 2 aksidente trafiku, të cilat kanë përfunduar me lëndime truporë, përcjellë InLajmi.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Borovci për InLajmin ka thënë se në aksidentin në Veternik të Prishtinës kanë mbetur 4 persona të lënduar, teksa ka shtuar se janë dërguar në QKUK për trajtim.
“Rreth orës 08:30 është raportuar për një aksident në lagjen Veterniku në Prishtinë. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.
Si pasojë e këtij aksidenti katër persona kanë pësuar lëndime dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident”,ka thënë Borovci për InLajmin.
Ndërkaq për aksidentin në Banullë, Borovci i ka thënë InLajmit se një person është vetëaksidentuar, ku po i njejëti ka pësuar lëndime trupore.
“Aksidenti – II – Rreth orës 08:45 është raportuar për një vet aksident në fshatin Banullë. Si pasojë e këtij vet aksidenti vozitësi i automjetit ka pësuar lëndime trupore. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet që kanë sjellë deri te ky vet aksident”,u shpreh ai. /InLajmi/