Policia e Kosovës është duke kryer një bastisje në objektin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, raporton InLajmi.
Nga Policia e Kosovës kanë thënë për InLajmin se po në vend po zhvillohen disa aksione policore në disa lokacione.
“Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor në disa lokacione, në rajone të ndryshme. Informacione shtesë mund të jepen pas përfundimit të operacionit policor”,ka thënë Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës. /InLajmi/