Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha thotë se do të ndjehej shumë keq nëse ndonjë parti shqiptare është e përfshirë në devijimin e mandateve të komuniteteve jo shumicë në Kosovë.
Ai në “Debat Plus” thotë se nuk dëshiron të besoj se mund të jetë e përfshirë ndonjë parti shqiptare.
“Pos kryeministrit të vendit [Avdullah Hoti] që ka reaguar për këtë rast, asnjë subjekt politik nuk ka reaguar deri më tani edhe pse ju kam shkruar”.
Berisha thotë se ka të drejtë të dyshojë te secila parti politike shqiptare derisa ata nuk reagojnë.
“Nuk kam besuar se do të na përdorin si numra e jo të na llogarisin si vlera”.
Kryetari i PLE thotë se komunitetet Romë, Ashkali dhe Egjiptianë i kanë të rezervuara në Kuvend nga një mandat ndërsa partia nga këto minoritete që merr më shumë vota merr mandatin e katërt