Në deklaratën e bërë nga Ministria e Shëndetësisë, thuhet se ndaj migrantëve të moshës 60 vjeç e lartë do të zbatohet vaksina “CoronaVac” e zhvilluar nga kompania kineze Sinovac
Meksika njoftoi se do të vaksinojë kundër koronavirusit të ri (COVID-19) migrantët që gjenden në vend.
Sipas lajmet në mediat meksikane, në deklaratën e bërë nga Ministria e Shëndetësisë, thuhet se ndaj migrantëve të moshës 60 vjeç e lartë do të zbatohet vaksina “CoronaVac” e zhvilluar nga kompania kineze Sinovac.
Ministria kërkoi nga migrantët që të aplikojnë nga ueb faqja e tyre duke shtuar se të gjithë do të vaksinohen me rend.
Shumë migrantë të nisur nga vendet Amerikës Qendrore, mundohen të arrijnë në SHBA nëpërmjet Guatemalës dhe Meksikës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Meksika me 180.107 vdekje është vendi i tretë me vdekje më të lartë nga COVID-19 në botë, ndërsa gjendet në vend të 13-të me 2.041.380 raste.