Klubi italia, Torino, ka anuluar stërvitjen e sotme për shkak të rasteve të shumta me koronavirus,
Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi, me anë të një komunikate të lëshuar për media.
“Në lidhje me situatën e kontigjentit ende jo të stabilizuar dhe në zhvillim, mbi indikacionet e autoritetit lokal shëndetësor, Klubi i Futbollit Torino njofton se trajnimi i sotëm është pezulluar në pritje të kontrolleve të mëtejshme”,thuhej në komunikatën e klubit, shkruan InFokus.
Kujtojmë që për Torinon paraqiten dy futbollistët e kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda dhe Samir Ujkani.