Zyrtari i LDK-së, Naser Rugova ka ka kërkuar që të ftohet mbledhja e këshillit të kësaj partie që të marr vendime, pas dorëheqjes së shefit të tij, Isa Mustafa, përcjellë InLajmi
Rugova ka thënë se këshilli i përgjithshëm i LDK-së është organi i vetëm që ka legjitimitet të diskutojë dhe të marrë hapat e domosdoshëm, sipas atij.
Madje sipas tij për mosmbajtjen e mbledhjes pandemia nuk është justifikim, sepse gjatë fushatës askush nuk e ka lodh kokën për atë punë
Postimi i plotë i tij:
Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së sot është organi i vetëm me legjitimitetin e plotë të diskutojë dhe të marrë vendime për hapat e domosdoshëm që duhet t’i marrim sot. Pse nuk po ftohet mbledhja e këshillit? Kujt po i pengon debati i brendshëm? Normal, vetëm atyre që për të mbrojtur interesat e veta nuk e kanë dert edhe nëse na sjellin në 5%.
p.s
Pandemia nuk është justifikim, sepse gjatë fushatës askush nuk e ka lodh kokën për atë punë./InLajmi/