Drejtori i Instituti Kombëtar të Shëndeti Publik (IKShPK), Naser Ramadani ka thënë se janë duke hulumtuar variantin e ri të koronavirusit, raporton InLajmi.
Ai ka thënë se gjurmimi i veçant është duke u bërë në shkollat e Kosovës, duke shtuar se ka kapacitete të shumëfishta për testim
“Ne po bëjmë gjurmimin e veçantë në shkollat e Kosovës. Kemi vazhduar të japim rekomandime për bartje obligative të maskave deri në rastin 0. Kemi kapacitete të shumëfishuara të testimit me real time PCR. Ekipet e vaksinimit janë gati dhe po presin vaksinat”, ka deklaruar ai./InLajmi/