Është gjetur i pajetë mësimdhënësi nga Rahoveci i cili dyshohej se është hedhur nga Ura e Fshajtë në Gjakovë, ndërsa rreth një muaj në kërkim të tij, përcjellë InLajmi.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi i cili ka thënë se është njoftuar nga ekipi i kërkim- shpëtimit të FSK-së.
Ndërkaq edhe FSK ka publikuar pamjet nga moment i nxerrjes së trupit të pa jetë, ku Operacionet e Kërkim Shpëtimin janë realizuar në kushte shumë të vështira të punës që nga data 26 janar e deri më sot ku kanë rezultuar me gjetjen e tij.
Postimi i plotë i FSK-së:
FSK-ja gjen trupin e pajetë të personit që ishte hedhur nga “Ura e Fshajtë”
Sot me datë 22 shkurt, Njësiti i Kërkim Shpëtimit i Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës gjatë operacionit, kanë gjetur trupin e pajetë të N.G. (47) nga fshati Sapniq i Komunës së Rahovec, i cili ishte hedhur nga “Ura e Fshajtë” në Gjakovë.
Operacionet e Kërkim Shpëtimin janë realizuar në kushte shumë të vështira të punës që nga data 26 janar deri më 22.02.2021, dhe jan[ realizuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ,Komunën e Rahovecit dhe klubin e zhytjes ,,Trepça” /InLajmi/