Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka thënë se pas muajve të tërë në OSHP, sot e nënshkruam kontratën e rindërtimit të Rrugës Muharrem Fejza, përcjellë InLajmi.
Ahmeti ka thënë se kjo rrugë do të ndërtohet sipas Planit rregullativ me gjërësi të plotë dhe trotuare sipas standardeve. Kontrata është fituar nga kompania Rahovica në vlerë prej 701 mijë eurosh. \
Postimi i plotë i tij:
Pas muajve të tërë në OSHP, sot e nënshkruam kontratën e rindërtimit të Rrugës Muharrem Fejza sipas Planit rregullativ me gjërësi të plotë dhe trotuare sipas standardeve. Kontrata është fituar nga kompania Rahovica në vlerë prej 701 mijë eurosh.
Nga të gjitha 2200 rrugë në Prishtinë, mendimi im personal është se nuk ka rrugë më të rëndësishme se kjo për tu investuar. /InLajmi/