KQZ-ja sot do të vendosë në mbledhjen lidhur me rinumërimin e 500 vendvotimeve, të rekomanduara nga Qendra për Numërim dhe Rezultate, përcjellë InLajmi
Kështu ka bërë të ditur Valmir Elezi, zëdhënësi i KQZ-së, në një njoftim për media.
“Mund t’iu konfirmoj se në mbledhjen e sotme të KQZ-së do të paraqitet një raport nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve me disa rekomandime për rinumërim të rreth 500 vendvotimeve dhe natyrisht se anëtarët e KQZ-së do ta shqyrtojnë dhe do të marrin vendim meritor”,u shpreh Elezi.
Elezi, zëdhënësi i KQZ-së, ndër të tjera ka treguar edhe arsyet që QNR-ja ka rekomanduar një gjë të tillë.
“QNR-ja ka ardhur deri te këto rekomandime pasi këto vendvotime nuk kanë mundur të kalojnë procesin e auditimit. Arsyet janë të ndryshme dhe kryesisht kanë të bëjnë me bartjen e gabuar të votave në formularin e subjekteve politike dhe formularin e kandidatëve; si dhe për shkak se në një numër të madh të vendvotimeve kandidati apo kandidatët kanë më shumë vota se subjekti politik”,ka thënë Elezi. /InLajmi/