Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 22 shkurt.
22 shkurt 1512 – Tregtari, detari dhe eksploruesi italian, Amerigo Vespuçi, sipas të cilit u emërua Amerika, vdiq në moshën 58-vjeçare. Vespuçi ishte i pari që demonstroi se Brazili dhe baseni i Karaibeve nuk ishin pjesët e jashtme të Azisë Lindore, siç kishte hamendësuar Kristofor Kolombi nga udhëtimet e tij, por një kontinent i ri që nuk ishte ende i njohur nga bota e vjetë
22 shkurt 1942 – Stefan Cvajg, një prej autorëve më të njohur në botë të letërsisë gjermane të viteve 1920 dhe 1930, u vetëvra në qytetin Petropolis të Brazilit bashkë me të shoqen, Lote Altma
22 shkurt 1972 – Një president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës vizitoi për herë të parë Kinën gjatë Luftës së Ftohtë. Riçard Niksoni, i cili filloi në këtë datë një vizitë 7-ditore në Kinë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, gjatë kontakteve zyrtare në Pekin i bëri thirrje Kinës për t’u bërë pjesë e Kombeve të Bashkuara.