Gjatë ditës së djeshme ka vdekur një 39 vjeçar nga koronavirusi në qytetin e Drenasit, përcjellë InLajmi.
Kështu ka bërë të ditur IKSHPK në njoftim, teksa ka apeluar tek qytetarët për kujdes të shtuar.
“Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna: Drenas 1 rast (39 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Ndërkaq me numrin e rasteve pozitive deri më tani prinë komuna e Prishtinës 141 raste.
Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë shënuar gjithsej 1.572 raste të vdekjes nga koronavirusi. /InLajmi/




















