Një shtetas i Kosovës dhe një i Serbisë, janë arrestuar në fshatin Novosellë të Kamenicës, pasi që njëjtit me veturë, dyshohet se në hyrje, kishin kaluar kufirin kundërligjshëm, duke iu shmangur kontrollit kufitar.
Të dyshuarit janë dërguar në procedurë të shpejtë në Gjykatën Themelore në Gjilan-dega Kamenicë të cilët më pas janë liruar në procedurë të rregullt.
Kurse, në fshatin Stançiq, patrulla policore e kufirit ka ndaluar te dyshuarin mashkull me shtetësi të Maqedonisë, i cili me automjetin kamion me targa të Kosovës kishte tentuar që të kalojë kufirin në rrugë alternative nga Kosova në Maqedoni.
Gjatë verifikimit të dokumenteve ka rezultuar se pronar i kamionit ishte një m/kosovar. Me urdhër të gjykatësit, automjeti i kthehet pronarit, ndërsa ndaj të dyshuarit iniciohet rasti në procedurë të rregullt.