Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, njëherësh udhëheqës i Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së koronavirusit pas rritjes së rasteve të infeksionit, ka apeluar qytetarët që për kujdes të shtuar, përcjellë InLajmi.
Ai gjithashtu ka kërkuar tek qytetarët të testohën me kohë dhe të kërkojnë ndihmë në rast se kanë simtoma.
“Pavarësisht se e kemi një rritje të infeksionit, Gjilani vazhdon të mbetet në zonën e gjelbër. Shpresoj që trendi të bie në ditët në vazhdim. Po e përcjellim gjendjen ditore dhe ju lus që të mos e harroni ta vendosni maskën dhe ta mbani distancën. Lajmëroni organet anti-COVID-19 në Gjilan nëse keni simptoma. Testohuni me kohë dhe kërkoni këshillën e mjekut të familjes”,ka thënë kryetari Haziri.
Pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 11424 mostra, 3644 kanë rezultuar pozitivë, 3606 janë shëruar, 110 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 119 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 17 persona dhe 400 mostra në pritje për rezultat./InLajmi/