GERMIN, përmes vëzhguesve të akredituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), është duke vëzhguar procesin e verifikimit të pakove me fletëvotime nga jashtë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, përcjellë InLajmi.
Sipas kësaj organizate ështe bërë e ditur se deri sot në mesditë, 21.212 votues janë verifikuar.
Nga ky verifikim siç njoftohet deri më tani janë 6401 votues të refuzuar dhe 14.811 të aprovuar. /InLajmi/