Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj ka përkujtuar Shaban Polluzhën e Haxhi Zekën me rastin e përvjetorit të rënies së tyre, përcjellë InLajmi
Haradinaj tha se përgjithmonë do të kujtohen përpjekjet e tyre fisnike për emancipim kombëtar e për çlirim nga pushtuesit.
Po ashtu theksoi se përpjekja dhe heroizmi i tyre, mbetet gjithmonë motivim për shqiptarët.
Postimi i plotë i tij:
21 shkurti shënon rënien e dy prijësve popullor e komandantëve, Haxhi Zeka e Shaban Polluzha.
Të rënë në periudha të ndryshme, përgjithmonë do të kujtohen përpjekjet e tyre fisnike, për emancipim kombëtar e për çlirim nga pushtuesi.
Edhe pse nuk kishin përkrahjen e duhur ndërkombëtare dhe përpjekjet e tyre nuk dhanë rezultatin e pritur, ata mbetën frymëzim për shqiptarët e veçanërisht për brezin e UÇK-së, që realizoi një pjesë të madhe të ëndrrës së tyre.
Përpjekja dhe heroizmi i tyre, mbetet gjithmonë motivim për ne, për Atdheun e fortë e të sigurt. Lavdi! /InLajmi/