21 shkurti konsiderohet të jetë Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare dhe kremtohet në të gjitha vendet e botës, pasi është caktuar nga UNESCO si e tillë, përcjellë InLajmi.
Ndërkaq Ramush Haradinaj, Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në këtë ditë ka përmendur disa vargje të At Gjergj Fishtës.
Ai ka thënë se gjuha shqipe tregon se populli shqiptar është i pathyeshem, dhe se sipas tij do vazhdon të jetë i tillë.
Postimi i plotë i tij:
“Pra, shqyptarë çdo fès q’ t’jini,
gegë e toskë, malci e qyteta,
gjuhën t’uej kurr mos ta lini,
mos ta lini sa t’jetë jeta,
por për tê gjithmonë punoni;
pse, sa t’mbani gjuhën t’uej,
fisi juej, vendi e zakoni
kanë me u mbajtë larg kambës s’huej”
(At Gjergj Fishta).
Shqipja jonë e bukur, mbretëreshë e gjuhëve, na kujton sot në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, që ne ishim këtu me gjuhë, territor e zakon dhe do të vazhdojmë të jemi, të fortë e të pathyeshëm.Zoti i bekoftë shqiptarët dhe gjuhën shqipe! /InLajmi/