Një person ka raportuar në polici se kamioneta e tij me targa vendore, e cila ishte e parkuar në rrugë, afër shtëpisë është djegur në tërësi mbrëmë në Gjilan, përcjellë InLajmi.
Sipas njoftimit në raportin 24 orësh bëhet e ditur se njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar e fikur zjarrin.
“Rr. Hysen Zhuli, Gjilan 20.02.2021 – 02:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, në rrethana të panjohura i është djegur në tërësi automjeti-kamionetë, me targa vendore, e cila ishte e parkuar në rrugë, afër shtëpisë. Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar e fikur zjarrin. Njësitet policore janë duke hetuar rastin, ndërsa është informuar lidhur me rastin edhe prokurori”, thuhet në raport./InLajmi/