Infermieria e Klinikës së Neurologjisë, Miradije Pllana-Hoti, është njoftuar se ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit pasi që ka qenë e infektuar, përcjellë InLajmi
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka shprehur ngushëllime familjes dhe personelit shëndetësor, me rastin e vdekjes së infermieres Miradije Pllana-Hoti.
Postimi i plotë i SHSKUK-së:
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës i shpreh ngushëllime familjes dhe personelit shëndetësor, me rastin e vdekjes së infermieres së Klinikës së Neurologjisë, Miradije Pllana-Hoti.
Ajo ishte e infektuar me virusin SARS-CoV-2 dhe, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, u trajtua për disa ditë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Znj. Miradije ishte një infemiere e jashtëzakonshme, e cila, me përkushtimin më të madh, i shërbeu pacientëve për vite me radhe. /InLajmi/