IKSHPK ka njoftuar se brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes nga koronavirusi, përcjellë InLajmi.
Rastet e vdekjes janë 3 nga komuna e Prishtinës, 2 në Prizren, 2 në Rahovec dhe me nga një rast në Ferizaj, Gjakovë dhe Vushtrri
Mosha më e re është e një personi nga komuna e Prizrenit i cili raportohet se e humbi betejën me koronavirus në moshën 46 vjeç.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (67, 80, 55 vjeç), Prizren 2 raste (54, 46 vjeç), Rahovec 2 raste (76, 52 vjeç), Ferizaj 1 rast (72 vjeç), Gjakovë 1 rast (81 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (58 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë raportuar 1.568 raste të vdekjes nga koronavirusi. /InLajmi/