Pas përfundimit të përgatitjeve, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po rinumërohen 12 vendvotimeve, raporton InLajmi.
Zëdhënësi të KQZ-së, Valmir Elezi ka bërë të ditur se rinumerimi do të përfundojë brenda 4 orëve.
Arsyet se përse duhet të bëhet ky rinumërim janë se gjatë pranimit të materialit zgjedhor, këto vendvotimeve nuk kanë mundur të pranohen si të rregullta, dhe se në disa nga këto vendvotime formularët nuk kanë qenë të nënshkruar nga anëtarët e këshillit të vendvotimit, apo janë të paplotësuara.
Vendvotimet të cilat do të rinumërohen u takojnë komunave të ndryshme. Komunat Gjakovë, Fushë Kosovës, Rahovec, Skënderaj, Suharekë, Ferizaj dhe Vushtrri kanë nga 1 vendvotim, ndërsa Prizreni ka 2 vendvotime dhe Podujeva 3 vendvotime që do të rinumërohen./InLajmi/