Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dorëheqjen e ofroi menjëherë pasi e kuptoi që partia e tij i humbi zgjedhjet.
Por, katër ditë pas ky po thotë se këtë e bëri vetëm si akt morali, por jo edhe pendimi.
Nëse këtë e ka mese të qartë, ish-kryetari i LDK-së edhe pas kësaj kohe ende nuk e ka kuptuar se pse partia që ky udhëhoqi doli e treta.
‘Unë do të isha i lehtësuar po ta dinja se pse qytetarët e ndëshkuan me votë LDK-në në këto zgjedhje. E ndëshkuan, sepse nuk u nënshtrua ndaj propagandës së majtë, ndaj dhunës dhe presionit, ashtu siç nuk u nënshtrua nga Serbia në vitet e nëntëdhjeta. Apo, pse???Se është ndëshkuar, pse e kemi prishur koalicionin me VV-në, unë nuk pendohem, sepse do ta prishja edhe sot”, tha Mustafa.
E në këtë adresim goxha emocional që ish-kryetari i LDK-së e bëri në facebook, tha se mos-votimi i partisë së tij ishte i padrejtë dhe rezultat i propagandës populliste.
Për këtë Mustafa deklaroi se nuk e ka uruar e as nuk do ta uroj Lëvizjen Vetëvendosje për fitore.
“Për dallim prej disa bashkëpunëtorëve të mij, unë nuk e kam uruar Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren e saj. Jo se e urrej por se nuk ia dua vendit tim të sundohet nga asnjë parti politike; se nuk gjej arsye të uroj votuesit e deridjeshëm të LDK-së se kanë kaluar në Vetëvendosje, sepse LDK nuk heq dorë nga ata. Sepse LDK nuk dorëzohet. Do të kthehet edhe më e fortë”, tha ish-kryetari Mustafa.