Xhevdet Qeriqi ka njoftuar se ai dhe 10 veteranë dhe invalid të tjerë janë thirrur sot të paraqiten para Gjykatës Themelore në Prishtinë, raporton InLjami
Vetëm 8 veteranë dhe invalid të Ushtrisë Çlirimtare Kosovës janë paraqitur në seancën gjyqësore.
Seanca ka nisur dhe po procedohet nga gjykatësja Lumnije Krasniqi dhe Prokurori i Shtetit, Menduih Kastrati.
Gjykata ftoi përfaqësuesin e të demtuarëve , avokatin e Shtetit Bedri Krasniqi, për sigurimin e fakteve për dëmin e shkaktuar, ku ai u përgjigj se në këtë seancë nuk kanë arritur akoma të faktojnë me prova vlerën e dëmit.
“Pala e dëmtuar është në procedurë të mbledhjes së fakteve me qëllim që të faktojë vlerën e dëmit të shkaktuar që rrjedh nga aktakuza, deri më tash nuk mund të precizojë”,tha Krasniqi.
Si pasojë e kësaj, Gjykata nuk ka kushte për shqyrtim te mirëfilltë pasi kanë munguar 3 të pandehurit, si dhe i dëmtuari ende nuk ka proceduar vlerën e dëmit që është akt vendimtar në këtë seancë.
Nga krejt kjo Gjykata morri vendim që Seanca e rradhës të mbahet më 14 prill, në ora 09:00.
Ndërsa i akuzuari Xhevdet Qeriqi, në fund të seancës tha që kjo është lojë që po bëhet me ta, pasi sipas tij është një proces që po zhagitet dhe nuk po sjell rezultat, madje e quan lojë politike.
“Lojë që po bëhet me neve, dhe po bëhen gati gjashtë vite duke na maltretuar kjo është lojë politike, dhe mendoj që pa u ofruar raporti nga pala e dëmtuar mos të thirrni seancë, unë me nuk do vi këtu në asnjë seancë pa pasur prova nga pala e dëmtuar “, tha veterani Xhevdet Qeriqi. /InLajmi/