Shefi i Vetëvendosjes Albin Kurti është zotuar se se Qeveria e re do të krijohet së shpejti, përcjell InLajmi.
Gjatë një takimi me ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Shpresa Jusufi, Kurti foli për për punësimin dhe drejtësinë si prioritetet kyçe të qeverisjes dhe për 2 projektet që kanë të bëjnë me ndërlidhjen zhvillimore të vendeve: autostradën Shkup-Bllacë, dhe korridorin Prizren-Tetovë
Postimi i plotë i VV-së:
Ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, znj. Shpresa Jusufi, të shoqëruar nga sekretari i tretë, z. Rexhep Limani, i priti sot në takim, kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, njëherazi kandidati për kryeministër, Albin Kurti, bashkë me kandidatin për deputet, Avni Dehari dhe asistenten ekzekutive, Valë Gjonbalaj.
Znj. Jusufi e uroi kryetarin Kurti për procesin dhe rezultatin zgjedhor duke i dëshiruar sukses në punën e mëtejme në formimin e institucioneve të reja të Republikës të Kosovës. Kryetari Kurti e falënderoi për urimin dhe ndau bindjen që qeveria e re do të formohet shpejt. Ai foli për punësimin dhe drejtësinë si prioritetet kyçe të qeverisjes tonë, dhe për dy projektet që kanë të bëjnë me ndërlidhjen zhvillimore të vendeve tona: autostradën Shkup-Bllacë, dhe korridorin Prizren-Tetovë. Ambasadorja, znj. Jusufi, konfirmoi mbështetjen dhe gatishmërinë e Maqedonisë së Veriut për të bashkëpunuar në projekte që i kontribuojnë zhvillimit dhe progresit të dy shteteve tona./InLajmi/