Në orët e para të mëngjesit ka ndodhur një vetëaksident trafiku magjistralen Prishtinë – Podujevë, respektivisht në fshatin Vranidoll, përcjellë InLajmi.
Rastin për gazetën InLajmi e ka konfirmuar edhe zëdhënësia e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka konfirmuar se në ngjarje kanë mbetur 2 persona të lënduar.
Sipas deklaratës së zëdhënëses Ahmeti, të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
“Vetë aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:45 në magjistralen Prishtinë – Podujevë, respektivisht në fshatin Vranidoll. Dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetë aksidenti”, ka thënë Ahmeti./InLajmi/