Numri i viktimave është rritur në 67.206 ndërsa numri i rasteve në 2.369.719
Gjatë 24 orëve të fundit në Gjermani si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) kanë humbur jetën 508 persona.
Në njoftimin e Institutit “Robert Koch” thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 508 raste të vdekjes, me çka numri i viktimave është rritur në 67.206.
Me 9.113 raste të reja me COVID-19 numri i përgjithshëm i të infektuarve është rritur në 2.369.719,
Më shumë se 3 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës ndërsa më shumë se 1.63 milionë të tjerë dozën e dytë.